Ndërroni dyert e dritaret, izoloni kulmet dhe muret e shtëpisë ku jetoni, ndërroni ngrohësit e ujit me ngrohës efiçient dhe aplikoni të gjitha masat e mundshme për shfrytëzim efiçient të energjisë elektrike dhe rehati në shtëpi.
Gjeni
punëkryesin
e duhur
Dyer e Dritare
Izolime
Ngrohës të ujit
Pompa termike
Të tjera
Gjeni
paisjet
e duhura
Izolimi
Dritare dhe dyer
Pompat e nxehtësisë
Ngrohës solar i ujit
Ngrohës uji
Sistemet fotovoltaike
Ndriçimi
Ventilimi
Rezervuarë për ujë të nxehtë
Mësoni
për kriteret
Kriteret teknike të kualifikueshmërisë
Izolimi i ndërtesave (mureve, kulmit, dyshemesë): përçueshmëri termikea (lambda, λ)
- Stiropori (Polistiren i zgjeruar- EPS): ≤0,040 W/mK
- Stiropori (Polistiren i ekstruduar – XPS): ≤0,032 W/mK
- Izolimi me tekstil me fije qelqi: ≤0,040 W/mK
- Izolimi me lesh guri: ≤0,040 W/mK
- Të tjera: ≤0,040 W/mK
Dritaret: transmetimi termik (vlera U)
- Dritare të llojit me dy xhama: ≤1,6 W/m2K
Stufë/kaldajë me biomasë (efiçienca termike)
- Stufa/kaldaja me biomasë përfshirë sistemin e furnizimit me lëndë djegëse dhe të kontrollit: efiçienca (e certifikuar) termike nominale ≥ 80 %
- Klasa e efiçiencës së rezervuarit të ujit të nxehtë C
Pompa të nxehtësisë (me energjia elektrike): Të certifikuara nga COP
- Pompë e nxehtësisë ajër-ujë ≥3,8
- Pompë e nxehtësisë ajër-ajër (njësi e ndarë): ≥3,8
- Ujë-ujë ≥4.0
Ngrohës termik solar të ujit: efiçienca termike, të certifikuar
- Panele solare të llojit me tuba vakumi duke përfshirë efiçiencën termike të sistemit të kontrollit ≥75%
- Rezervuarët e ujit të nxehtë C
Ndriçimi: efiçienca ndriçuese, të certifikuar
- Ndriçim LED ≥ 80 lumenë/Watt
Mësoni
për këtë
fushatë
DIMRI PO VJEN është fushatë kombëtare udhëhequr nga MFK dhe MCC që synon të theksojë rëndësinë e rinovimeve dhe aplikmit të masave të eficiencës në shtëpi dhe biznese si një nga format më efektive të përballimit të krizës energjetike në Kosovë. Fushata përdorë shembuj të rinovimit dhe masave të tjera të efiçencës së energjisë të aplikuara gjithandej nëpër Kosovë si pjesë e programit SEEK - Subvencionet për Energji Eficiente në Kosovë.
Duke u mbështetur në përvojën e përfituesve të SEEK, fushata DIMRI PO VJEN përdorë mediat vendore dhe rrjetet sociale për të ndarë tregimet personale të dhjetra përfituesve të cilët tregojnë për kushtet dhe komfortin e jetesës para dhe pas aplikmit të masave të eficienës.
Përmes programit pilot SEEK, MFK dhe MCC kanë adresuar furnizimin joadekuat të energjisë elektrike në Kosovë. Përgjatë implementimit të programit, SEEK është fokusuar në uljen e konsumit të energjisë elektrike në sektorin e banimit përmes subvencioneve dhe stimujve të tjerë që inkurajuan familjet të investojnë në masa të efiçiencës së energjisë. Në përfundim të Programit SEEK, mëse 2000 shtëpi dhe banesa në Ndërtesa Shumë-Banesore janë bërë më efiçiente në energji përmes rinovimeve dhe nxitjes së përdorimit të pajisjeve efiçiente të ngrohjes.
Bashkohuni
me ne