Subvencionet për Efiçiencë të
Energjisë në Kosovë

Hapat e procesit

 

Hapi 1

Pronari/ja / bashkëpronari/ja i/e njësisë së banimit bënë plotësimin dhe dorëzimin, përmes internetit, të Formularit për Identifikimin e Njësisë së Banimit. Kur dorëzoni/paraqitni Formularin e Identifikimit, shtëpia juaj ose banesa do të identifikohen dhe do të shtohen në bazën tonë të të dhënave të kandidatëve të mundshëm për rinovime të mbështetura nga SEEK-u. Regjistrimi në bazën tonë të të dhënave është shprehja juaj e interesit për të marrë pjesë në program.

 

Projekti SEEK ka fonde të kufizuara, operon nën kritere të rrepta të përshtatshmërisë dhe ka grupe të veçanta të synuara (familje të varfra, me kryefamiljare femra, persona me aftësi të kufizuara, pakica) si përfitues përparësorë. Në rast se ju i përmbushni këto kritere dhe përzgjidheni, do të njoftoheni për procedurat e mëtejshme drejt Aplikimit tuaj zyrtar për Grant.

 

Hapi 2

Përfaqësuesit e SEEK-ut do të vizitojnë shtëpinë ose banesën tuaj për të plotësuar Pyetësorin e Vlerësimit të Njësisë së Banimit. Në këtë kohë, pronari/ja / bashkëpronari/ja i/e njësisë së banimit i jep informacionin e nevojshëm përfaqësuesit të SEEK-ut;

 

Hapi 3

Një Instalues i Kualifikuar do të vizitojë shtëpinë / banesën tuaj dhe më pas përgatit parallogarinë dhe i prezanton Ofertën për zbatimin e Masave të Efiçiencës së Energjisë (rinovimeve) pronarit/es / bashkëpronarit/es së njësisë së banimit;

 

Hapi 4

Pronari/ja / bashkëpronari/ja i/e njësisë së banimit më pas do të shqyrtojë Ofertën për zbatimin e masave (rinovimeve) të marrë nga Instaluesi i Kualifikuar, dhe më pas do të pranojë Ofertën ose do ta refuzojë atë (nëse refuzohet oferta, procesi ndalet këtu);

 

Hapi 5

Nëse oferta pranohet, Instaluesi i Kualifikuar do të dorëzojë Formularin e Aplikimit të Përfituesit së bashku me dokumentet mbështetëse të siguruara nga pronari/ja / bashkë-pronari/ja i/e njësisë së banimit;

 

Hapi 6

SEEK-u më pas do të kontrollojë aplikacionin dhe do të marrë vendimin mbi nivelin e subvencionit;

 

Hapi 7

Pronari/ja / bashkëpronari/ja i/e njësisë së banimit nënshkruan marrëveshjen e subvencionit me Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK);

 

Hapi 8

Si pronar/e / bashkëpronar/e i/e njësisë së banimit, ju do të bëni parapagesës për pjesën tuaj të investimit, përfshirë TVSH-në, tek Instaluesi i Kualifikuar;

 

Hapi 9

Pronari/ja / bashkëpronari/ja i/e njësisë së banimit nënshkruan Protokolin e Përfundimit (pranim-dorëzimit) pas zbatimit të Masave të Efiçiencës së Energjisë (MEE) nga Instaluesit e Kualifikuar;

 

Hapi 10

Pronari/ja / bashkëpronari/ja i/e njësisë së banimit përgjigjet në Pyetësorin e Kënaqësisë së Përfituesit të realizuar nga një kompani e pavarur për anketime;

 

Hapi 11

Verifikimi përfundimtar i procesit të përfunduar (realizohet nga ekipi i SEEK-ut);

 

Hapi 12

Pagesa e shumës së subvencionit për Instaluesin e Kualifikuar (realizohet nga MFK).

Gratë Ndërmarrëse (WEE)

Subsidies for Energy Efficiency in Kosovo (SEEK)
Powered by MFK and MCC Implemented by GFA and HPC