Date: 17.04.2021

MFK dhe MCC investojnë 10 milionë dollarë në Termokos

Qytetarët e Prishtinës së shpejti do të jenë në gjendje të marrin nën kontroll shpenzimet e tyre të ngrohjes në shtëpitë e tyre.

#PrishtinaHeatSave do të mbështesë të gjithë ata, që shfrytëzojnë shërbimet e Termokos për ngrohje, të kursejnë, duke paguar faturat e tyre të ngrohjes në bazë të konsumit e jo bazuar në metra katrorë, siç ka qenë deri sot.

 

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK), mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) do të fillojë zbatimin e Aktivitetit të Njëhsimit të Ngrohjes Qendrore (DHM) duke synuar të mbështesë tranzicionin e klientëve rezidencialë të ngrohjes qendrore nga faturimi i bazuar në hapësirë në faturimin e bazuar në konsum. Si rezultat, 12,500 konsumatorë të rrjetit Termokos në Prishtinë do të pajisen me njehsorë për matjen e nxehtësisë, duke zvogëluar kështu kërkesën dhe duke mundësuar zgjerimin e shërbimeve të furnizimit me ngrohje për konsumatorët e ri.

MFK, e mbështetur nga MCC do të investojë 10 milion dollarë në pajisjen e mbi 60,000 radiatorëve me njehsorë të mençur që mundësojnë matje të mençur të shpenzimeve. Përveç zvogëlimit të kërkesës në rrjetin e ngrohjes, aktiviteti i DHM pritet t’u mundësojë konsumatorëve të marrin nën kontroll shpenzimet e ngrohjes së shtëpive të tyre.

#PrishtinaHeatSave është një aktivitet i DHM dhe një nga dy aktivitetet kryesore brenda Projektit Peizazhi i Energjisë së Qëndrueshme (RELP) të Programit Threshold, i cili inkurajon efiçiencë më të madhe të energjisë në familje dhe lehtëson kalimin në burime jo-elektrike dhe më të pastra të ngrohjes.

 

Për më shumë informacion mbi Aktivitetin  DHM, komponentët e projektit dhe partnerët, rezultatet e pritura dhe lajmet e fundit, shkarkoni  Dokumentin Informativ këtu.

Firm Login

Lost your password? x