Date: 17.04.2021

MFK dhe TERMOKOS nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi për një investim prej 10 milion dollarësh

Më shumë se 12,000 klientë të Termokos do të pajisen me njehsorë të mençur, duke mundësuar kështu matje të mençur të shpenzimeve dhe faturim në bazë të konsumit. Ky investim është bërë i mundur falë Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK) dhe Termokos, furnizuesit lokal të ngrohjes qendrore në Prishtinë, të cilët sot zyrtarizuan bashkëpunimin e tyre, duke nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, në prani të Nënkryetarit të Komunës të Prishtinës, Selim Pacolli.

 

Me anë të këtij Memorandumi, MFK dhe Termokos, bien dakord të krijojnë bashkëpunim për implementimin e projektit Prishtina HeatSave, i cili synon të krijojë një sistem modern të faturimit në Termokos duke u mundësuar klientëve të Termokos që të paguajnë faturat e tyre të ngrohjes bazuar në konsum dhe jo të m2 (metrave katror).

 

Petrit Selimi, Drejtor Ekzekutiv i MFK-së, deklaroi se ky investim i radhës i MFK-së është i përqendruar në modernizimin e Termokos përmes integrimit të njehsorëve të mençur tek familjet në Prishtinë. Bazuar në përvojën nga implementimi i këtij projekti në qytete të tjera, pritet që t’i ndihmojë Termokos dhe qytetarët e Prishtinës të arrijnë kursime të ngrohjes deri në 30%, duke mundësuar kështu një zgjerim të mëtejshëm të rrjetit në pjesë të tjera të Prishtinës.

 

“Ky projekt po ndodh në një kohë kur kërkesat për shërbimet e ngrohjes janë shumë të larta. Aktiviteti DHM lejon klientët tanë të tarifohen në bazë të konsumit, që do të thotë faturim i mençur dhe kursim i energjisë” shtoi Arsim Fetahu, Kryeshef Ekzekutiv i Termokos.

 

 

Në anën tjetër, Nënkryetari i Komunës, Selim Pacolli, shprehu mirënjohjen e tij në emër të Komunës së Prishtinës për MCC dhe donatorët e tjerë nga BE dhe Gjermania për investimet në zgjerimin e Termokos.

 

Muaj më parë, MFK, Termokos dhe Komuna e Prishtinës filluan zbatimin e projektit, duke kryer hulumtime teknike/anketime në apartamente dhe shtëpi që përdorin shërbimet e Termokos.

 

 

Aktiviteti i DHM është një nga dy aktivitetet kryesore brenda Projektit Peizazhi i Energjisë së Qëndrueshme (RELP) të Programit Threshold, i cili inkurajon efiçiencë më të madhe të energjisë në familje dhe lehtëson kalimin në burime jo-elektrike dhe më të pastra të ngrohjes përmes:

 

  • Pilotimit të llojeve të ndryshme të stimujve dhe modaliteteve për të inkurajuar familjet të investojnë në masa për kursim të energjisë me kosto efektive (p.sh. izolimi, izolimi ndaj motit të keq, etj.).
  • Pilotimit të matjes së ngrohjes qendrore dhe tarifave të bazuara në konsum në mënyrë që të vlerësohet ndikimi nëefiçiencë që do të lejonte zgjerimin e sistemit.

Firm Login

Lost your password? x