Gratë në Energji

WEE I AVANCUAR

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës ka mbyllur thirrjen për aplikim për komponentën WEE – E AVANCUAR. Ky komponent përbëhej nga grante financiare deri në 10,000 € për investime në makineri të vogla, pajisje, teknologji të energjisë së rinovueshme dhe zbatimin e masave të kursimit të energjisë.

Për të ndihmuar gratë ndërmarrëse të zgjedhin pajisjet dhe teknologjitë me besim, ne kemi përpiluar një listë të pajisjeve dhe masave të efiçiencës së energjisë që ato të zgjedhin. Nëse pajisjet e dëshiruara nuk janë të përfshira në listë, ekipi ynë i ekspertëve do t’ju ofrojë këshilla aplikuesve.

 

KUSH KISHTE TË DREJTË TË APLIKOJË

Kompanitë në pronësi të grave (të paktën 51% në pronësi të grave) dhe gratë ndërmarrëse individuale, të cilat:

  • janë themeluar në ose para datës 30 dhjetor 2019
  • dëshirojnë të rrisin biznesin e tyre me teknologji më efiçiente të energjisë dhe/ose masa të kursimit të energjisë
  • kërkojë një grant investimi jo më shumë se 10.000 €

 

AFATI I FUNDIT PËR DORËZIM:

Afati i fundit për aplikim ishte deri me datën 31 janar 2021 në ora 18:00.

 

SHIKONI KËTU TE SIGUROHENI QË KENI KOMPLETUAR DOKUMENTACIONIN 

 

THIRRJA PER APLIKIM

FORMULARI I APLIKIMIT

Firm Login

Lost your password? x