Gratë në Energji
WEE E MENÇUR
Fondacioni i Mileniumit të Kosovës ka mbyllur thirrjen për aplikime për komponenten ‘WEE-E MENÇUR’, i përbërë nga grante financiare nga 10,000 € deri në 135,000 € për investime në makineri, pajisje, teknologji të energjisë së rinovueshme dhe zbatimin e masave të kursimit të energjisë.
Për të siguruar që grantet WEE – E MENÇUR ndihmojnë gratë ndërmarrëse për të rritur biznesin e tyre përmes një përdorimi më efikas të energjisë, do të sigurohen udhëzime teknike falas në lidhje me zgjidhjet e mundshme të pajisjeve.
KUSH KISHTE TË DREJTË TË APLIKOJË?
Kompanitë në pronësi të grave (të paktën 51% e në pronësi të grave) me 5 ose më shumë të punësuar/a, që:
- janë themeluar së paku dy vite para përfundimit të kësaj thirrjeje
- të paraqesë një vizion të qartë të ndikimit të investimit në rritjen e biznesit dhe të demonstrojë ndikimin më të gjerë ekonomik
- paraqesin një koncept të gjerë që demonstron se si do të arrihet rritja e biznesit përmes investimeve në zgjidhje të përparuara të teknologjisë që mundësojnë përdorim më efiçient të energjisë
AFATI I FUNDIT PËR DORËZIM
Afati i fundit për aplikim ishte deri me datën 31 janar 2021 në ora 18:00.
SHIKONI KËTU TE SIGUROHENI SE A E KENI DOKUMENTACIONIN E PLOTË