Gratë në Energji

 

Nëse nuk jeni të sigurt se cili komponent i përshtatet më së shumti kompanisë suaj, këtu mund të gjeni një pasqyrë të shkurtër udhëzuese.

 

Gratë ndërmarrëse që ofrojnë shërbime të energjisë në Kosovë

Jeni ndërmarrëse aktive në fushën e shërbimeve të energjisë (p.sh., në auditim, dizajnim të sistemeve, etj.) dhe ju nevojiten pajisje për vlerësimin e performancës energjetike të ndërtesave, makinerive, etj., atëherë ju mund të aplikoni në secilin prej tre komponentëve. Komponenti i MENÇUR nëse investimi i nevojshëm është mbi 10,000 €, nëse jeni në biznes për 2 vjet ose më shumë dhe nëse keni 5 punonjës ose më shumë.

Komponenti i AVANCUAR nëse jeni në biznes për 2 vjet ose më shumë dhe keni nevojë për investime deri në 10,000€.

Komponenti i THJESHTË nëse jeni në biznes për më pak se 2 vjet ose sapo keni filluar dhe keni më pak se 5 punonjës.

 

Gratë ndërmarrëse që ofrojnë çfarëdo lloj produkti ose shërbimi në Kosovë (keni parasysh përjashtimet)

Statusi aktual i kompanisë suaj Komponenti më i përshtatshëm i WEE
Kompania juaj është themeluar më pak se 2 vjet më parë? I THJESHTË

 

Sapo e keni filluar biznesin tuaj (d.m.th., kompani fillestare “start-up”, qoftë si ndërmarrëse individuale ose si kompani me më pak se 5 punonjës)? I THJESHTË

Nëse jeni kompani fillestare “start-up” dhe ende nuk e keni regjistruar biznesin, ju lutemi keni parasysh që biznesi duhet të jetë i regjistruar deri në kohën që ju e dorëzoni aplikacionin tuaj. Gjithashtu, ju duhet të jeni në gjendje ta demonstroni përvojën në fushën e zgjedhur të veprimtarisë së biznesit tuaj.

Kompania juaj është themeluar të paktën 2 vjet më parë (siç verifikohet nga dokumenti i regjistrimit të kompanisë suaj)? I AVANCUAR ose I MENÇUR

 

Keni 5 punonjës ose më shumë? I AVANCUAR ose I MENÇUR

Vërejtje: për të aplikuar në komponentin e MENÇUR, ju duhet të keni 5 punonjës ose më shumë. Nëse keni më pak punonjës ose nëse keni pasur 5 ose më shumë punonjës për një periudhë prej më pak se gjashtë muaj, ju lutemi zgjidhni komponentin e AVANCUAR.

Kompania juaj është themeluar të paktën 2 vjet më parë dhe ju keni më pak se 5 punonjës. KOMPONENTI I AVANCUAR
Kompania juaj është themeluar të paktën 2 vjet më parë, keni të paktën 5 punonjës dhe keni nevojë të investoni më shumë se 10,000€ për ta përmirësuar efiçiencën e energjisë së ndërtesës suaj ose për avancimin e pajisjeve që konsumojnë energji që përdoren në punën tuaj ose dëshironi të investoni në një zgjidhje të energjisë së ripërtëritshme? I MENÇUR

Ju lutemi, keni parasysh që historiku i shitjeve tuaja, parashikimet e shitjeve tuaja dhe performanca financiare e kaluar duhet të dëshmojnë që kompania juaj mund ta mbështesë një investim prej më shumë se 10,000€.

Kompania juaj është themeluar të paktën 2 vjet më parë, keni midis 0 dhe 249 punonjës dhe keni nevojë të investoni më pak se 10,000€ për ta përmirësuar efiçiencën e energjisë së ndërtesës suaj ose për avancimin e pajisjeve që konsumojnë energji që përdoren në punën tuaj ose dëshironi të investoni në një zgjidhje të energjisë së ripërtëritshme? I AVANCUAR

Ju lutemi, keni parasysh që historiku i shitjeve tuaja, parashikimet e shitjeve tuaja dhe performanca financiare e kaluar duhet të dëshmojnë që kompania juaj mund ta mbështesë një investim deri në 10,000€.

Jeni një ndërmarrëse individuale që ka qenë aktive (e regjistruar si ndërmarrëse individuale) për të paktën 2 vjet dhe keni nevojë të investoni më pak se 10,000€ për ta përmirësuar efiçiencën e energjisë së ndërtesës suaj ose për avancimin e pajisjeve që konsumojnë energji që përdoren në punën tuaj ose dëshironi të investoni në një zgjidhje të energjisë së ripërtëritshme? I AVANCUAR

Ju lutemi, keni parasysh që historiku i shitjeve tuaja, i parashikimeve të shitjeve tuaja dhe performanca e kaluar financiare duhet të dëshmojnë që kompania juaj mund ta mbështesë një investim deri në 10,000€.

Jeni ndërmarrëse individuale e regjistruar? Komponenti i AVANCUAR, nëse e keni regjistruar biznesin tuaj të paktën 2 vjet më parë.

Komponenti i THJESHTË, nëse e keni regjistruar biznesin tuaj më pak se 2 vjet më parë ose nëse planifikoni ta regjistroni biznesin tuaj para se të dorëzoni aplikacionin tuaj për grant.

Çfarë mund të mbulohet me investimin e mbështetur përmes granti? Kontrolloni këtë listë:

 

Çdo pajisje që konsumon energji (nga makinat qepëse deri te pajisjet e mëdha prodhuese)

 

Masat e efiçiencës së energjisë që zvogëlojnë konsumin e energjisë së ndërtesës suaj, p.sh., izolimi, ndriçimi, sistemet e ngrohjes, të ventilimit, të kondicionerëve të ajrit dhe të ftohjes, etj.

 

Pajisjet e energjisë së ripërtëritshme (p.sh., panelet diellore fotovoltaike, ngrohësit diellorë të ujit, etj.)

 

A mund të mbulohen përmes granti investime në pajisje që nuk konsumojnë energji, në kapital punues, etj.? Fatkeqësisht jo
A duhet të jetë biznesi ose kompania e regjistruar në Kosovë? Po
Përjashtimet:

 

Bizneset e mëposhtme përjashtohen nga skema mbështetëse e granteve të WEE:

 

1.  Biznesi dhe/ose projekti investiv i planifikuar nuk përfshin asnjë aktivitet që është në kundërshtim me:

•    Parimet e shpenzimeve të MCC-së

•    Kufizimet e Marrëveshjes së Pragut për përdorimin e fondeve të programit, të përcaktuara në marrëveshjen e programit (2.4 e Marrëveshjes së Pragut)

i.       për të ndihmuar ose trajnuar forcat ushtarake, policore, milicinë, gardën kombëtare ose organizata apo njësi të tjera gjoja ushtarake;

ii.     për çfarëdo aktiviteti që ka gjasa të shkaktojë humbje domethënëse të vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara ose zhvendosje domethënëse të prodhimit të Shteteve të Bashkuara;

iii.    të ndërmarrë, financojë ose mbështesë në mënyra tjera çfarëdo aktiviteti që ka gjasa të shkaktojë rrezik domethënës mjedisor, shëndetësor ose të sigurisë, siç përshkruhet më në hollësi në “Udhëzimet Mjedisore të MCC-së” të postuara në www.mcc.gov (“Faqja e internetit e MCC-së”) ose të vëna në dispozicion në mënyra tjera nga MCC-ja për Qeverinë (“Udhëzimet Mjedisore të MCC-së”) (deri në shkallën e zbatueshme për Programin e Pragut dhe siç mund të jepen udhëzime të mëtejme nga MCC-ja kohë pas kohe); ose

iv.    të paguajë për kryerjen e aborteve, si metodë e planifikimit familjar, ose të motivojë ose detyrojë ndonjë person për të kryer aborte, të paguajë për kryerjen e sterilizimeve të pavullnetshme, si metodë e planifikimit familjar, ose të detyrojë ose ofrojë stimuj financiarë për ndonjë person që t’i nënshtrohet sterilizimeve ose të paguajë për ndonjë hulumtim biomjekësor që lidhet, tërësisht ose pjesërisht, me metodat ose kryerjen e aborteve ose sterilizimit të pavullnetshëm si mjet për planifikim familjar.

 

 

Firm Login

Lost your password? x