Gratë në Energji

RRETH PROGRAMIT

Programi Gratë Ndërmarrëse në Energji (Women in Energy Entrepreneurs-WEE) kombinon asistencën teknike dhe grante investimesh për rritjen e bizneseve në pronësi të grave në Kosovë përmes përdorimit efiçient të energjisë.

PSE WEE

Programi Gratë Ndërmarrëse në Energji është për gratë që duan të rrisin biznesin e tyre përmes përdorimit efiçient të energjisë

WEE GJITHËPËRFSHIRËSE

MFK hartoi këtë program për të ndihmuar gratë ndërmarrëse nga të gjitha shtresat e jetës dhe profesionalizmit që të maksimizojnë potencialin e tyre. Prandaj ekzistojnë tri komponentë të ndryshëm për të adresuar nevoja të ndryshme të bizneseve të grave:

Komponenti i MENÇUR (Smart)

Komponenti i AVANCUAR (Advanced)

Komponenti i THJESHTË (Simple)

 

WEE HOLISTIKE

Duke ju mundësuar grave ta marrin përsipër fatin e tyre të biznesit, programi i ri i MFK synon të:

  • Mbështesë pjesëmarrjen e grave në sektorin e energjisë si ndërmarrëse;
  • Mbështesë gratë në bërjen e investimeve të nevojshme në masat e efiçiencës së energjisë dhe pajisjet moderne që do t’i ndihmojnë atyre të zhvillojnë biznesin e tyre dhe të përdorin energjinë mecefikasitet;

 

THIRRJET  JANË TË MBYLLURA PËR APLIKIME PËR GRANTE PËR KOMPONENTËT E MENÇUR DHE TË AVANCUAR. THIRRJA PËR KOMPONENTËN E THJESHTË DO TË HAPET SË SHPEJTI.

 

Grantet mund të përdoren për investime në pajisje që konsumojnë energji në mënyrë që të financojnë përmirësimin e pajisjeve, të cilat mund të përfshijnë pajisje prodhimi (makineri, furra, frigoriferë, etj.), pajisje HVAC (ngrohje, ventilim, etj.), pajisje ndihmëse (pompa, motorë , kompresorë, etj.), masat që lidhen me ndërtesën (izolimi, dritaret), zgjidhjet e ripërtëritshme të energjisë (panele diellore fotovoltaike, ngrohje diellore të ujit, tharëse diellore, etj.) por edhe pajisjet e përdorura në auditimet e energjisë dhe vlerësimet e energjisë. Për të ndihmuar gratë ndërmarrëse në vlerësimin dhe kuptimin se cilat zgjidhje mund të jenë të përshtatshme për të rritur biznesin e tyre përmes përdorimit më efiçient të energjisë, janë në dispozicion një numër punëtorish online. Kliko në Komponentët WEE për të zbuluar më shumë.

WEE-E THJESHTË është krijuar për gratë ndërmarrëse në Kosovë të cilat kohët e fundit kanë filluar biznesin e tyre ose janë gati të regjistrojnë biznesin e tyre zyrtarisht. Thirrjet për aplikime për pjesëmarrje në programet e trajnimit dhe granteve WEE-E THJESHTË do të hapen së shpejti për të mbështetur këto gra ndërmarrëse në tejkalimin e pengesave dhe përshpejtimin e rritjes së biznesit të tyre.

Programi WEE është gjithëpërfshirës dhe synon të sigurojë një shpërndarje të drejtë të granteve në të gjithë rajonin e Kosovës dhe në sektorë të ndryshëm të industrisë. WEE është një pjesë e programit shumëpalësh të quajtur Gratë në Energji, i cili siguron bursa, praktika dhe trajnime të ndërmarrësisë dhe grante për gratë.

Firm Login

Lost your password? x