Gratë në Energji

WEE I THJESHTË

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) ka përmbyllur komponentin e fundit të Programit Gratë Ndërmarrëse në Energji (WEE), një skemë Pilot e granteve për Grupin e THJESHTË që ofroi grante për bizneset mikro dhe bizneset fillestare “start-up” në pronësi të grave në komunat e zgjedhura në të gjithë Kosovën. Këto grante janë projektuar për të ndihmuar gratë ndërmarrëse në Kosovë të rrisin biznesin e tyre përmes përdorimit më efiҫient të energjisë.

Skema Pilot e Granteve për Grupin e THJESHTË fillimisht u zbatua në këto komuna: Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Graçanicë, Mitrovicë e Veriut, Podujevë, Prishtinë dhe Prizren.

Ky komponent ishte i dizajnuar për biznese të reja me ide të ndritshme, fonde shumë të kufizuara ose grupe shoqërore më pak të avansuara, me nevoja për investime deri në 3,000 €, përfshirë kontributin vetanak prej 15%.

 

KUSH KISHTE TË DREJTË APLIKIMI?

Bizneset mikro dhe ato fillestare “start-up” në pronësi të grave që duan të rrisin biznesin e tyre me teknologji më efiҫiente të energjisë dhe / ose masa të kursimit të energjisë:

  • Të paktën 51% në pronësi të grave
  • Më pak se 5 të punësuar
  • Bizneset fillestare “start-up” në pronësi të grave dhe ndërmarrëseve individuale
  • Ndodhet në njërën nga komunat e përfshira në këtë Thirrje për Aplikime
  • Bizneset fillestare “start-up” që janë duke punuar por nuk janë regjistruar ende, i inkurajojmë shumë që të aplikojnë. Ato biznese, të cilave u jepen grante, do të duhet të përfundojnë regjistrimin e biznesit të tyre si pjesë e kushtit të grantit dhe atë para verifikimit të projektit, përndryshe granti duhet të kthehet në MFK.
  • Kërkoni një grant investimi jo më shumë se 3,000 € (përfshirë një kontribut vetanak prej 15%)
  • Dëshirojnë të rrisin biznesin e tyre me teknologji më efiҫiente të energjisë dhe / ose masa të kursimit të energjisë

 

SI DUHEJ TË APLIKOHEJ?

  • Shkarkoni formularin e aplikimit nga faqja e internetit e MFK: https://millenniumkosovo.org/sq/we_grants/thjeshte/
  • Ose faqja në internet e Help: www.help-kosovo.org
  • Ose merrni një kopje të shtypur nga komunat pjesëmarrëse
  • Pasi të keni përfunduar të gjitha dokumentet, ju lutemi dërgoni ato përmes:
    Email: apply@help-kosovo.org
    Postës në: Help Kosovo, Fahu Postar 23, 10 000, Prishtinë
    Viber dhe / ose WhatsApp në: +383 44 163 100
    Përmes zyrtarëve të komunave: Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Drejtoritë për Komunitetet

 

AFATI I FUNDIT PËR DORËZIM

Aplikimet për Grantet Pilot të Grupit të THJESHTË ishin të hapura deri më 4 qershor 2021, në orën 22:00.

 

FORMA E APLIKIMIT

ORARI I SESIONEVE INFORMUESE

Firm Login

Lost your password? x