Date: 17.04.2021

Author: Gresa Statovci

WE krijon Energji / Gratë në Energji (GE)

Më lejoni t’i bëj disa hamendësime në bazë të informacioneve që i kam dhe me shpresë, të paanshme, lidhur me se si një pjesë e madhe e shoqërisë sonë (dhe ndoshta më e gjerë) do të përgjigjej kur pyeten për gratë dhe profesionet e tyre?

 

Gratë në Mësimdhënie.
Shoqëria: natyrisht, mësuesja ime ishte grua.  

Gratë në Infermieri.
Shoqëria: po, ky profesion definitivisht u përshtatet grave.  

Gratë në Biznes.
Shoqëria: po, mendoj se është në rregull, por a mund ta përballojë presionin?

Gratë në Politikë.
Shoqëria: Ndoshta po, por ne kemi nevojë për burra për pozitë të lartë pasi vendi ynë ka nevojë për udhëheqës të fortë dhe gratë nuk janë të forta.

Gratë në Energji.
Shoqëria: E vështirë, nxjerrja e qymyrit, operimi i termocentraleve, caktimi i tarifave, inxhinieria e turbinave të erës. Thjesht nuk i shoh gratë në këto punë!

 

Dikush mund të bëjë shaka, por prapa shakasë ekzistojnë numra të dallueshëm. Kemi disa stereotipa subkoshientë në lidhje me nevojën për punë për gratë ‘që janë të përshtatshme për familjen’ dhe kemi etiketuar disa profesione bazuar në gjini. E vërteta është se 92% e të gjithë të punësuarve në sektorin e energjisë në Kosovë janë burra. Nga 8% e grave, shumica bëjnë punë në zyre, të tilla si kontabiliteti ose burimet njerëzore në ndërmarrjet e mëdha publike të energjisë, si KEK.

 

Nuk duhet të jetë kështu. Një student mesatar kosovar i inxhinierisë, bazuar në Anketën e Fuqisë Punëtore të MCC-së në Kosovë (2017), ka 64.7% mundësi për punësim, shkalla e dytë më e lartë e punësimit në Kosovë për fushë. Megjithatë, është për të ardhur keq se vetëm 20.8% e grave aktualisht janë duke studiuar Inxhinieri Mekanike në Universitetin e Prishtinës.

 

Kjo është arsyeja se pse MFK, me mbështetjen e MCC dhe akterëve të sektorit privat, ka lansuar Gratë në Energji, një seri aktivitetesh fuqizuese.

 

Gratë në energji luajnë role të shumëfishta, të tilla si:

 

Rol mbështetës. Gratë në Kosovë luajnë një rol mbështetës në kursimin e energjisë; energjia kursehet dhe konsumohet më pak për shkak të të gjitha atyre punëve që bëhen gjatë natës vonë për hekurosjen e rrobave, larjen e rrobave, të gjitha atyre aktiviteteve që i bëjnë gratë gjatë natës vonë për të kursyer energjinë.

 

Bashkë-yje. Në ditët e sotme, gratë janë të angazhuara në punë kryesisht të lidhura me energjinë e ripërtërishme. Ato po punojnë si: menaxhere ndërtimi; elektriciste; hidraulike, montuese të tubacioneve; instaluese të sistemeve solare voltaike; punëtore për saldim, bashkim dhe ngjitje.

 

Rol kryesor. Gratë po bëhen super yje në sektorin e energjisë. Një hulumtim i shpejtë në google do t’iu shfaqë disa nga këto role: Kryesuesja e Këshillit Botëror të Energjisë, Presidentja e Duke Energy, Drejtoresha Ekzekutive e Siemens Energy, Komisionerja në Komisionin Federal të Rregullatorit të Energjisë dhe janë duke fituar çmime të shquara: Drejtoresha Ekzekutive e Vitit në “Platt’s Global Energy Awards”, 100 Gratë Lidere në Spanjë, CBE në “Queen’s New Year’s Honours List”, gratë më të fuqishme të Fortune, Çmimi për Arritje Jetësore “Zayed Future Energy Prize”.

 

Edhe në Kosovë kërkesa është e madhe për ekspertë dhe udhëheqës në fushën e energjisë. Fusha po kërkon njerëz me njohuri nga sektorë të ndryshëm.

 

Për të siguruar një pamje më të qartë të kërkesave për punë në firmat më të mëdha të energjisë në Kosovë, Rozafa dhe Albani nga MFK kanë bërë një analizë të brendshme të Kostos dhe Përfitimit përmes intervistimit të këtyre firmave. Kërkesa më e lartë për punë aktualisht është për këto profesione:

 

  1. Inxhinierë elektrikë
  2. Inxhinierë Mekanikë
  3. Teknikë në Shërbimet Automatike, Elektrike dhe Mekanike
  4. Inxhinierë hidro-mekanikë
  5. Specialistë të energjisë së erës
  6. Specialistë të Hidro-Energjisë
  7. Specialistë të energjisë së ripërtërishme
  8. Instalues dhe Prodhues

Pra, programi ynë i bursave GE/Gratë në Energji, po fillon për t’i adresuar këto çështje reale të mungesës së plotë të grave në sektorin e energjisë, por edhe nevojën e madhe që ka sektori për burime njerëzore të kualifikuara.

 

Nëse jeni në sektorin e STEM dhe Energjisë, shikoni programin në:

https://millenniumkosovo.org/womeninenergy/

 

Gresa Statovci është Konsulente për Bursa dhe Praktikë në Fondacionin e Mileniumit të Kosovës. Opinionet në këtë blog mund të mos pasqyrojnë domosdoshmërisht politikat e Qeverisë së Kosovës ose Korporatës së Sfidës së Mileniumit

Firm Login

Lost your password? x