Date: 17.04.2021

MFK lanson Programin ‘WEE’ për të fuqizuar Gratë Ndërmarrëse

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) lanson programin e radhës me synim të fuqizimit të grave, Gratë Ndërmarrëse në Energji – Programi i Mbështetjes së Përshpejtimit të Biznesit. Ky program synon të ndihmojë gratë sipërmarrëse përmes një kombinimi të asistencës teknike dhe granteve për investim në masat e efiçiencës së energjisë dhe pajisje moderne që do t’i ndihmojnë ato të rrisin biznesin e tyre dhe të përdorin energjinë në mënyrë sa më efiçiente.

Të gjitha gratë sipërmarrëse me më shumë se 5 punonjës, të cilat dëshirojnë të zgjerojnë biznesin e tyre përmes përdorimit efiçient të energjisë, inkurajohen të aplikojnë për një nga tre komponentë të ndryshëm të krijuar për të adresuar nevoja të ndryshme të bizneseve të grave: Komponenti i mençur (Smart), Komponenti i Avansuar (Advanced) dhe ai i thjeshtë (Simple).

Thirrja për Aplikim për Programin Ndihmës për Përshpejtimin e Biznesit tani është e hapur deri më datën 27 tetor. Gjatë gjithë këtij programi, gratë sipërmarrëse do të kenë mundësinë të:

  • marrin trajnime dhe mentorime biznesi nga ekspertët kosovarë dhe amerikanë.
  • të mësojnë se si përmirësimet e efiçiencës së energjisë mund të përmirësojnë përfitimin dhe potencialin për rritje të biznesit të tyre.
  • marrin mbështetje për optimizimin e pajisjeve dhe planin e investimeve në masa të efiçiencës së energjisë dhe rritjen e përshpejtuar të biznesit
  • marrin mbështetje për të aplikuar për një grant financiar ndërmjet 10,000 dhe 135,000€ për kompanitë e kualifikuara në pronësi të grave

 

Për më shumë informacion mbi procesin e aplikimit, vizitoni uebfaqen e WEE.

 

Gratë Ndërmarrëse në Energji janë pjesë e Programit Gratë në Energji, implementuar nga MFK, mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), i cili synon të krijojë mundësi për gratë për të marrë pjesë në sektorin e energjisë përmes bursave, edukimit profesional, punësimit dhe sipërmarrjes.

Firm Login

Lost your password? x