Date: 17.04.2021

MFK NËNSHKRUAN LETËR QËLLIMI NË DRITAREN E RE TË GARANCIVE BANKARE PËR IPP-të

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK), Fondi për Garanci Kreditore i Kosovës (KCGF) dhe Ministria e Financave (MF) e Republikës së Kosovës nënshkruan një Letër Qëllimi për të filluar financimin komercial deri në 25 milion euro për energji të rinovueshme dhe projekte të efiçiencës së energjisë. Palët nënshkruan letrën në prani të Korporatës së Sfidave të Mileniumit (MCC) dhe një delegacioni nga Korporata Financiare e Zhvillimit Ndërkombëtar të Sh.B.A (DFC), e cila po viziton Kosovën për të avancuar bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik.

DFC do të punojë ngushtë me MFK, FKGK dhe MF për të siguruar instrumente financiare që sigurojnë mbrojtje të pjesshme të rrezikut kreditor për portofolin e Dritarës së Energjisë së Ripërtëritshme të FKGK-së dhe bankave partnere të saj.

 

“Qeveria e Kosovës është e përqendruar në ndihmën ndaj sektorit privat për sigurimin e kapitalit dhe garancive të nevojshme për zhvillim dhe punësim por edhe të promovojë zgjidhjet inovative në sektorin financiar. Ne e vlerësojmë punën e madhe të bërë nga FKGK dhe MFK për të bërë realitet këtë Dritare dhe falënderojmë MCC për mbështetjen financiare të ofruar deri më tani për FKGK. Për më tepër, ne jemi të gatshëm të punojmë me DFC për sigurimin e mekanizmave kundër-garantues të nevojshëm për uljen e rrezikut të përgjithshëm dhe normave të interesit për kompanitë kosovare”, tha Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Sarah Olmstead, Drejtoreshë e MCC-së për Kosovë shtoi, “Jemi të lumtur për mundësinë që të mbështesim sektorin privat në momentin kyç të rimëkëmbjes ekonomike në Kosovë. Ky projekt jo vetëm që do të ofrojë mbështetje financiare ndaj ndërmarrësve në fushën e energjisë, mirëpo do të përkrahë edhe sektorin bankar, gjë që besojmë që do të sjellë përftime të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës në të ardhmen”.

 

Petrit Selimi, Drejtor Ekzekutiv i MFK-së tha se “Dita e sotme shënon një moment të rëndësishëm në konfirmimin e bashkëpunimit shumëpalësh që është duke i shtuar vlerë punës sonë në Kosovë – duke bashkuar investitorët privat, sistemin bankar dhe institucionet e Kosovës në mënyrë që të fillojë financimi komercial dhe të përshpejtohen investimet e nevojshme në energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë”.

 

Vitin e kaluar, MFK nënshkroi një marrëveshje me KCGF për të krijuar një dritare të re të garancive për sektorin privat që investon në prodhimin e pavarur të energjisë dhe investime të tjera në energji.

MFK gjithashtu nënshkroi një kontratë me Financial Markets International, Inc. (FMI) me bazë në SH.B.A., për të filluar zbatimin e këtij projekti, mbështetur nga MCC. Ky projekt synon të mbështesë FKGK, IPP-të të Energjisë së Ripërtëritshme, si dhe bankat vendore duke u përqëndruar në tre ndërhyrje plotësuese për të rritur financimin e energjisë diellore.

Firm Login

Lost your password? x