Arton Çitaku

FOLLOW

Menaxher i Prokurimit

Arton Çitaku është Menaxher i Prokurimit në Fondacionin e Mileniumit të Kosovës që nga shkurti i vitit 2018. Ai është avokat i specializuar në të drejtën financiare dhe prokurim. Para se t’a fillonte punën në MFK, ai kishte pozitë të lartë të prokurimit në Bankën Qendrore të Kosovës.

Artoni është një profesionist kompetent me 15 + vite përvojë pune të larmishme në prokurim me donatorë të ndryshëm siç janë Fondi Global, Banka Botërore, projektet e BE-së, Caritas Luksemburg, GIZ, UNMIK, UNICEF, institucione qeveritare dhe ato joqeveritare si Ministria e Shëndetësisë, Banka Qendrore, Agjencia Kundër Korrupsionit, FZHK-ja etj. Ai shërbeu si Menaxher i Prokurimit në Fondin Global dhe ofroi shërbime këshillimi për agjencinë kundër korrupsionit për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në prokurimet publike.

Ai mban titullin Bachelor në Juridik nga Universiteti i Prishtinës si the titullin Master në të drejtën financiare. Gjatë programit të studimeve të tij, ai studioi prokurimin publik, të drejtën buxhetore, të drejtën tatimore, të drejtën financiare, të drejtën bankare, të drejtën doganore, etj.

Firm Login

Lost your password? x