Drita Desku
Specialiste e Energjisë
Drita Desku është Specialistja e sapoemëruar e Energjisë në MFK.
Me më shumë se 13 vjet përvojë, Drita ka kontribuar në sektorin e energjisë, ku më parë ishte e angazhuar në sektorin e energjisë termike dhe gazit natyror në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë të Kosovës (ZRRE). Për më tepër, ajo u caktua si delegate kombëtare për çështjet mbi kornizën rregullatore të gazit natyror dhe ngrohjes qendrore në mekanizma shumëpalësh.
Drita ishte përfituese e Bursës DAAD dhe ka përfunduar studimet në Fakultetin Gjerman të Inxhinierisë Mekanike në Sofje si dhe mban titullin Master në Inxhinieri Mekanike. Aktualisht, ajo është anëtare e KUSA dhe AWESK (Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë) – një përvojë e larmishme e cila i ka ndihmuar në zgjerimin e fushëpamjeve të saj për çështjet që lidhen me energjinë e Kosovës dhe Rajonit.
Ajo është pjesë e “Trail Running Association”, duke e sfiduar veten në vrapime në distanca të gjata.