Gentiana Mahmuti
Specialiste e Qeverisjes dhe të Dhënave
Genta iu bashkua MFK-së në pozitën e Specialistes për Qeverisje dhe të Dhënave në maj të vitit 2018. Në janar të vitit 2020, ajo u promovua në pozitën e Menaxheres për të Dhënave të Hapura dhe Gjyqësore. Ajo ka pasur përvojë të larmishme pune si në administratën publike ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare duke përfshirë Zyrën e Kryeministrit/Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve, Qendrën për Energji dhe Burime Natyrore të AUK-ut dhe Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
Ajo mban titullin MBA në Menaxhim të Përgjithshëm nga Universiteti i Sheffield, dhe titullin BSc. në Politikë Publike dhe Menaxhim nga “Rochester Institute of Technology”. Kualifikimet e saj përfshijnë diplomë të Nivelit 7 në Menaxhim dhe Lidership Strategjik nga “Chartered Management Institute” në Mbretëri të Bashkuar, si dhe certifikim ekzekutiv në Menaxhim dhe Politikë Publike nga Sciences Po, L’Institut D’Études Politiques de Paris. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, serbe dhe atë angleze.
Kur nuk është e zhytur në lexim dhe hulumtim në lidhje me të dhënat e hapura dhe inovacionet, asaj i pëlqen të lexojë rreth teknologjisë dhe civilizimit, fuqive globale dhe rreth asaj çfarë mund të sjellë e ardhmja. Aktualisht, ajo po lexon Homo Deus nga Yuval Noah Harari.