Merolind Osmanaj

FOLLOW

Këshilltar i Prokurimit

Merolind Osmanaj është Këshilltar i Prokurimit në Fondacionin e Mijëvjeçarit të Kosovës që nga shtatori i vitit 2018.

Ai është Ekonomist me titull Bachelor në Banka, Financa dhe Kontabilitet dhe aktualisht është duke i përfunduar studimet MA në Ekonomi.

Ai ka përvojë më shumë se 10 vjet në Njësinë e Menaxhimit të Projekteve në Qeveri (Ministria e Shëndetësisë), kompani të ndryshme private në Kosovë dhe institucione joqeveritare përfshirë “FZHK-në” për Projektin e Fondit Global për Shkallëzimin e Parandalimit të HIV-it dhe mirëmbajtjen e aktiviteteve për parandalimin dhe trajtimin e tuberkulozit në Kosovë. Merolindi gjithashtu ka punuar për Fondacionin Jeshil, një OJQ lokale me misionin për të siguruar zgjidhje të qëndrueshme urbane dhe rurale për rritje harmonike në Kosovë, duke përdorur etikën dhe parimet e permakulturës.

Merolindi flet rrjedhshëm shqip, anglisht dhe gjermanisht.

Firm Login

Lost your password? x