Petrit Selimi
Kryeshef Ekzekutiv i MFK-së
Kryeshef Ekzekutiv i MFK-së
Petrit SELIMI është Kryeshef Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, i ngarkuar me zbatimin e Programit “të Pragut” prej 49 milionë dollarësh. Ai më parë ka shërbyer si Koordinator Kombëtar i Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit në Qeverinë e Kosovës, ku ai ka drejtuar përpjekjet në emër të qeverisë për të arritur programin “Threshold” të dytë më të madh në historinë e MCC-së. Para angazhimit të tij me Programet e MCC-së, Petriti ka shërbyer si Ministër i Jashtëm në vitin 2016 dhe si Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës për dy mandate të njëpasnjëshme nga viti 2010 deri në vitin 2016. Gjatë mandatit të tij në Qeveri, ai mori disa iniciativa inovative në diplomacinë publike dhe atë digjitale. Pas marrëveshjes së Brukselit midis Kosovës dhe Serbisë, Petriti ka shërbyer gjithashtu si Koordinator Kombëtar për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit rajonal me Serbinë dhe ka udhëhequr përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në institucione shumëpalëshe duke përfshirë Komisionin e Venecias, Bankën Zhvillimore të KE-së dhe UNESCO-n.
Petriti flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, gjuhën angleze, gjuhën serbe dhe gjuhën norvegjeze. Ai mban titullin BA në Antropologji Sociale në Universitetin e Oslos dhe si përfitues i Bursës Chevening, ai ka studiuar në programin Master për Media dhe Komunikime në London School of Economics.
Ai është fitues i Bursës prestigjioze Marshal Memorial me Fondin Marshal Gjerman të Shteteve të Bashkuara dhe ka marrë çmimin global Doha për marrëdhënie ndërfetare.
Ai ka ligjëruar tema të ndryshme në Yale, Harvard, Georgetown, NYU, Universitetin “George Washington”, LSE, etj., dhe është paraqitur dhe profilizuar në media globale si New York Times, The Economist, Wired Magazine, BBC, NPR, etj.