Sarah Olmstead
Drejtoreshë e MCC-së për Kosovë
Drejtoreshë e MCC-së për Kosovë
Sarah Olmstead është Drejtoreshë e MCC-së për Kosovë. Ajo ka qenë ekonomiste në MCC për gati gjashtë vjet, duke ofruar udhëzime dhe analiza ekonomike në tetë vende të kompaktit, përfshirë, ndër të tjera, Gjeorgjinë, Liberinë dhe Filipinet. Para se të vinte në MCC, Sarah ka punuar në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtim dhe Stabilizim në Departamentin e Shtetit dhe Korporatën RAND, duke u përqendruar në të dyja rastet në zhvillimin ndërkombëtar dhe parandalimin e konflikteve. Para kësaj, ajo ka punuar në Programin për Shkencë dhe të Drejta të Njeriut të Shoqatës Amerikane për Përparimin e Shkencës. Sarah mban titullin e Doktoratës (PhD) në Analizën e Politikave nga Pardee RAND Graduate School dhe ka studiuar Fizikë në Universitetin e Minesotës – Twin Cities dhe Harvey Mudd College.